POLITIKË

Protesta e fermerëve të Myzeqesë, reagon presidenti Meta: Qeveria të plotësojë kërkesat e tyre, mbështetja për bujqësinë është jetike për ekonominë e vendit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë të ulet në dialog me fermerët që sot sërish kanë dalë në protestë duke kërkuar subvencione për prodhimet e tyre bujqësore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Meta gjatë një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që të plotësohen kërkesa e tyre për përmirësimin e paketës fiskale qe ka lidhje me bujqësinë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm
”, shkruan Meta teksa ka postuar marshimin e fermerëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button