POLITIKË

Provat dhe deklaratat e Metës kurndër Bashës/ Reagon PD: E dimë sesi e përdori pushtetin në kurrizin tonë, nuk ia zgjidhim dot hallet


Pas akuzave të bëra nga Presidenti Ilir Meta drejt kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me faktin se ky i fundit kishte bojkotuar zgjedhjet e dekretuara në 13 tetor 2019 edhe pse i kishte kërkuar personalisht, ka ardhur reagimi i partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar, PD thotë se këto ishin përpjekje të presidentit për t’i përçarë. Në reagim shkruhet gjithashtu se presidenti e kishte përdorur pushtetin në kurriz të demokratëve dhe se këta të fundit nuk kishin asnjë borxh ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button