ARSIMISTAR CHANNEL

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh ministrja.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ajo vuri në dukje se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.

Reklama në FieriWeb

“Të dashur maturantë, respektoni me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndiqni udhëzimet e administratorëve. Qetësia, përqendrimi dhe korrektësia janë elementët kyç për rezultate sa më të larta”, theksoi Kumbaro.

Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit. Provimi i lëndëve me zgjedhje përmbyll procesin e testimeve kombëtare, rezultatet e të cilave do të shërbejnë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Më herët, Kumbaro ka deklaruar se këtë vit janë shtuar masat për mbarëvajtjen e procesit, si edhe penalitetet për maturantët që shkelin rregulloren dhe administratorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button