ARSIMI

Provimi sot në Tiranë, mësuesja denoncon skandalin: Kanë dalë pyetjet për Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar, nga vetë Ministria 


Deputetja e PD Albana Vokshi, publikon mesazhin e një personi që pretendon se është mësuese në Elbasan, e cila i thotë se pyetjet e provimit që do mbahet sot në Tiranë, për Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar janë shpërndarë një ditë më parë nga vetë Ministria.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Skandali!! Mësuesja në Elbasan denoncon skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…”, shkruan Vokshi dhe ndan bisedën me mësuesen.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë, kjo e fundit thotë se pyetjet me përgjigje të zgjidhura janë shpërndarë me urdhër të ministres Evis Kushi, për njerëzit e saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Jam një mësuese në qarkun Elbasan dhe dua të denoncoj një skandal. Lutem ju jeni e ndjeshme në këto tema ndaj ju lutem mos më nxirni se më heqin nga puna. Skandali ka të bëjë me provimin që kane marrë sot Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar ku do të certifikohen si të tillë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Drejtori ynë ka marrë pyetjet që dje ja kanë dërguar vet nga Ministria, Drejtoresha e Kabinetit e Ministres me urdhër të Ministres për personat e vet. Përsëris pyetje me përgjigje të zgjidhura. Sot pasdite kanë provimin në Tirana ata që kanë pyetjet që dje të zgjidhura.”, shkruan mësuesja.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button