AKTUALITETSTAR CHANNEL

Punëtorët e Bankers Petroleum Protestojnë në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Kërkojnë Paga Dinjitoze dhe Kushte më të Mira

Fier, 1 Maj 2025 – Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, dhjetëra punëtorë të Bankers Petroleum zhvilluan një protestë para ambienteve të kompanisë, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagave dhe respektim të të drejtave sindikale. Punëtorët mbanin pankarta me mesazhin “Zëri ynë nuk heshtet, DINJITET për naftëtarët”, duke theksuar kërkesat e tyre për trajtim të drejtë dhe përmirësime në kushte.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ata shprehen të neglizhuar nga kompania dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të siguruar zbatimin e të drejtave të punonjësve. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, nën flamurin kombëtar, si simbol i unitetit dhe dinjitetit të punëtorëve shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button