AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qarku Fier në fokusin e zjarreve/ Mbrojtja: Flakët “nën kontroll”, vijon beteja në disa zona të vendit

Situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për shuarjen e vatrave aktive dhe monitorimin e zonave të prekura.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në qarkun e Fierit, zjarri në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, është aktualisht nën kontroll. Po ashtu, zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt Koilacit dhe Greshicës është vënë nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Strukturat në terren vijojnë monitorimin e zonave për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa ndërhyrjet do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të çdo vatre zjarri.

Reklama në FieriWeb

Në qarkun Tiranë, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i një vatre zjarri. Në Cikallesh të Kavajës, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë mbetet aktiv, por situata po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për kontrollin e disa vatrave të vogla.

Në qarkun Durrës, në Abazaj të Krujës, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Në zonë kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga toka dhe ajri.

Në operacion janë angazhuar 2 helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe 3 mjete të MZSH Krujë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim eliminimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të zjarreve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button