KRONIKËSTAR CHANNEL

Himarë/ Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

Një mjet lundrues Jet Ski ka shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në zonën e plazhit.

Pas raportimit të menjëhershëm nga pushuesit pranë Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë ndërhyrë për të verifikuar situatën.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë kontrolleve në det, uniformat blu kanë konstatuar mjetin lundrues Jet Ski, i cili është bllokuar. Ndërkohë, drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., është ndëshkuar me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Policia e Shtetit ka falënderuar pushuesit për reagimin dhe bashkëpunimin, duke i bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast kur shkelen rregullat dhe vihet në rrezik siguria e pushuesve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për raste të tilla, qytetarët mund të telefonojnë pa pagesë në numrin 112.

Respektimi i perimetrit të sigurisë dhe rregullave të lundrimit është i rëndësishëm për të shmangur incidentet dhe për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button