KRONIKËSTAR CHANNEL

Qëlloi me automatik gjatë një konflikti në rrugën “Skënderbeu” në Fier, arrestohet autori

Fier – Një 34-vjeçar është arrestuar nga Komisariati i Policisë Fier pas një konflikti ku qëlloi me armë zjarri tip automatik në ajër në rrugën “Skënderbeu”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Fier, bazuar në informacionet e marra, organizuan operacionin për kapjen e autorit. Shtetasi R. Ç., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim, u arrestua dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjykata e Fierit caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për të goditur veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimin e armëve në konflikte.

Reklama në FieriWeb

Njoftim i Policisë Fier:

Arrestime të njëpasnjëshme nga Komisariati i Policisë Fier për veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 52-vjeçar.

Në pranga edhe një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button