POLITIKËSTAR CHANNEL

Asambleja e PS! Belinda Balluku nuk lëviz nga Fieri, konfirmohet drejtuese politike e këtij Qarku.

Gazetarja Eksiola Sheku nga Gjiri i Lalëzit ka zbuluar detaje të reja lidhur me diskutimet që po zhvillohen në Asamblenë e PS-së. Gazetarja thekson se ka zëra por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe të drejtuesve politikë. Ajo shton se deri tani është e konfirmuar se në qarkun e Fierit do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Në fakt ditën e sotme përveç organizimit të brendshëm të Partisë Socialiste, pikëpyetja më e madhe është nëse do të kemi ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe. Kjo organizatë ose më saktë kjo Asamble e Partisë Socialiste ditën e sotme në Durrës zhvillohet ekzaktësisht një vit përpara se të mbahen mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duke marrë parasysh që Partia Socialiste në pjesën më të madhe të rasteve është e organizuar dhe nuk i lë asgjë rastësisë apo momentit të fundit mund të ketë edhe nga zoti Rama gjatë fjalës së tij kur të jetë e hapur edhe për mediat në fund të saj ndryshime tek drejtuesit politikë në qarqe.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Aktualisht kemi të konfirmuar vetëm qarkun e Fierit ku do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku, ndërkohë sa i takon qarqeve të tjera mund të ketë ndryshime.  Do të vlerësohet nëse këto ndryshime do të bëhen ditën e sotme apo në një periudhë tjetër. Zëra ka, por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe duhet thënë”, tha ajo.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button