KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë | Procedohet 33-vjeçari që hodhi inerte në trotuar, bllokoi lëvizjen e këmbësorëve dhe ndot mjedisin

Strukturat e Policisë në Vlorë kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndotjes së mjedisit dhe pengimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve, duke garantuar rendin dhe sigurinë në territor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vijim të kontrolleve, u procedua penalisht shtetasi A. A., 33 vjeç, banues në Vlorë. Ai, pasi kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij, kishte hedhur materiale inerte në trotuar, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe duke ndotur ambientin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, sipas nenit 201/a të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Paralelisht, Policia Bashkiake Vlorë i ka vendosur shtetasit A. A. një masë administrative prej 20.000 lekësh, në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit urban.

Reklama në FieriWeb

Policia apelon te qytetarët që të respektojnë ambientin dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qytet.

Related Articles

Back to top button