AKTUALITET

Qirinj dhe lule/ Qytetarët zhvillojnë homazhe në sheshin “Skënderbej” për 46 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari


Disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në kujtim të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Homazhet janë zhvilluar në sheshin “Skendërbej”, ku shumë qytetarë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule me emrat e personave që kanë humbur jetën në aksident.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky organizim kryesisht është thirrur përmes rrjeteve sociale nga aktivistë dhe figura publike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor në një autostradë në jugperëndim të Sofjes. Fillimisht mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat  anësore.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më pas autobusi është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 46 qytetarë. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qenë gabimi i shoferit, por do të pritet përfundimi i hetimeve për të përcaktuar shkakun.

Për këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie kombëtare, ndërkohë që Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button