POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama mbledh ministrat në Pogradec më 24-25 gusht, në shtator priten zhvillime dhe lëvizje të mundshme në qeveri

Nuk do të ketë pushime verore deri në fund të muajit gusht për ministrat e qeverisë “Rama 4”. Kryeministri Edi Rama do të vijojë traditën e takimeve informale të qeverisë, të njohura si “retreat”, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve qeveritare, të cituara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, më 24 dhe 25 gusht të gjithë ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e secilës ministri për muajt në vijim. Takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Pogradecit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga ana tjetër, burime brenda Partisë Socialiste nuk përjashtojnë mundësinë që në fillim të shtatorit të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare e PS-së, përpara rinisjes së punimeve të Kuvendit, seanca e parë e të cilit është parashikuar më 7 shtator.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Nëse kjo mbledhje do të zhvillohet, ajo mund të shërbejë si momenti kur kryeministri Edi Rama të ndërmarrë ndryshime në kabinetin qeveritar. Prej javësh, në qarqet qeveritare flitet për një rifreskim të drejtimit në të paktën gjashtë ministri, megjithëse çdo vendim mbetet në dorën e kryeministrit.

Reklama në FieriWeb

Fillimi i shtatorit pritet të jetë një periudhë me zhvillime të rëndësishme si për qeverinë, ashtu edhe për Partinë Socialiste. Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë një nivel më të lartë llogaridhënieje, në përputhje me dokumentin “Besa”, të cilin e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Në rast se do të mblidhet Asambleja e PS-së, në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi një marrëveshje të re për Shqipërinë, i depozituar nga deputetja Elisa Spiropali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button