AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vatra në Drenije mbetet aktive, zjarrfikësit e Patosit tërhiqen për shkak të errësirës

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Patos kanë qenë të angazhuara në luftën me flakët në masivin pyjor të Drenijes, një nga vatrat më problematike të zjarrit në zonën e Mallakastrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës të Patosit, Alket Halimi, pas një dite të tërë pune në terren, efektivët kanë nisur tërheqjen për shkak të errësirës, e cila e bën të pamundur vijimin e ndërhyrjes në kushte të sigurta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Halimi bëri të ditur se operacioni për shuarjen e flakëve do të rifillojë nesër në orën 06:00 të mëngjesit, me synimin për të izoluar dhe neutralizuar vatrën aktive.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Aktualisht, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të vazhduar ndërhyrjen me dritën e parë të ditës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button