POLITIKË

Rama: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë dyfishuar, eksportet shifra rekord


Kryeministri Edi Rama në një konferencë me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri, ka deklaruar se të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptarë janë dyfishuar gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, që ka hyrë në vitin e 10-të të saj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama u shpreh se rritje e ndjeshme është vënë re dhe në eksportet e vendit, ku sipas tij në raport me vitin 2019, eksportet kanë pësuar një rritje të kënaqshme, duke arritur shifrën e 4.1 miliardë eurove.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Të ardhurat për banorë në vit janë rritur nga 3300 euro në vitin 2013, në 6190 euro, gati dyfish, dhe për të mos bërë krahasime të tjera me kur morëm detyrën, po bëjmë krahasime vetëm me veten, dhe vitin përpara pandemisë dhe atyre që pasuan.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Eksportet kanë arritur shifrën rekord 4.1 miliardë euro, në vitin 2022, në krahasim me 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Vetëm eksportet buqësore janë rritur me 59 % në krahasim me 2019, eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë arritur një shofër rekord, 1.15 miliardë euro.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dua të falenderoj Bankën Botërore, për mbështetjen e saj në të gjitha vitet”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”


Related Articles

Back to top button