POLITIKË

“Ramës do t’ja presim biletën”, Berisha e mbyll protestën me thirrje ndaj BE-së: Hapni negociatat, shqiptarët do i thonë “jo” Ballkanit të Hapur


Sali Berisha: Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do cdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq sic është, demon i pushtetit, kryehajdut i Evropës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është cështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shëndërrohet në vasal të Vucic, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve se i përket atij soji që vriste, që ekzekutonte, që burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët. Për të gjitha këto qëndrime ne do t’i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button