SOCIALESTAR CHANNEL

Rekord punësimi i të huajve në Shqipëri, mbi 22 mijë të punësuar deri në qershor 2026

Shqipëria ka shënuar një rekord të ri në punësimin e shtetasve të huaj. Sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), të siguruara nga Monitor pranë Policisë së Shtetit, deri më 30 qershor 2026 në vend janë regjistruar 22,693 shtetas të huaj me leje pune ose vetëpunësimi, nga rreth 18 mijë që ishin në fund të vitit 2025.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga ky total, 20,332 shtetas janë të pajisur me leje unike si punëmarrës, ndërsa 2,361 të tjerë janë regjistruar si të vetëpunësuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti kryesojnë listën e të huajve të punësuar në Shqipëri, me mbi 10 mijë leje pune, ose rreth gjysmën e totalit. Filipinasit renditen të parët me 3,552 të punësuar, të ndjekur nga indianët me 3,423 dhe egjiptianët me 3,283.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas tyre vijnë Turqia me 1,503 leje pune dhe Italia me 1,306, ndërsa në listë renditen edhe shtetas nga SHBA-ja, Indonezia, Kina dhe vende të tjera.

Reklama në FieriWeb

Punësimi i të huajve është rritur ndjeshëm në sektorin e shërbimeve, ku shumë prej tyre punojnë si kamerierë, kuzhinierë, pastrues, por edhe në industrinë e prodhimit, ku kompanitë kanë angazhuar inxhinierë, kryesisht nga India. Ndërkohë, shtetasit nga Egjipti janë të përqendruar kryesisht në transport, blegtori dhe agroturizëm.

Një tjetër trend në rritje është punësimi i shtetaseve nga Filipinet në familjet shqiptare, ku angazhohen si dado, kujdestare për të moshuarit ose për mirëmbajtjen e banesave.

Sa i përket vetëpunësimit, italianët vijojnë të mbajnë vendin e parë me 868 leje, ose rreth 37% të totalit. Pas tyre renditen shtetasit nga Kosova (283), Turqia (199), SHBA-ja (198), Ukraina (92), Siria (68), Gjermania (67) dhe Polonia (65).

/Marrë nga Monitor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button