AKTUALITETFIERI YNË TVVISIT ALBANIA

Rekordi i Parkut të Apolonisë, shumëfishohen vizitat! Në 3 muaj 13 mijë turistë


Vizitat në parkun Arkeologjik në Apoloni kanë arritur ne nivele rekordi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vizitoret e huaj largohen me përshtypjet më të mira për Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Grupe të organizuara turistesh nga Spanja, Italia dhe Britania e Madhe përbejnë edhe pjesën më të madhe të numrit të vizitorëve. Vetëm përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti parkun Arkeologjik te Apolonisë e kanë vizituar mbi 13 mijë turistë të huaj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Laura Çuko prej 30 vitesh jeton në Itali në zonën e Toksinës dhe është mësuese e violinës. Laura se bashku me studentet e saj prej disa ditësh po shfaqin koncerte
në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Për shumicën është hera e parë. Vizituam tiranën, beratin dhe sot jemi këtu. Eksperiencë e bukur”, u shpreh një turste italiane.

“Na pëlqeu shumë Shqipëria. Ishte më mirë nga sa mendoja sa i takon infrastrukturës, sigurisë, pastërtisë dhe ushqimit. Na pritën me ngrohtësi.  Dhe pesazhi ishte i mrekullueshëm”, u shpreh një turiste spanjolle.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Shqipëria vend i bukur vijmë për herë të parë njerëz të këndshëm dhe ushqim i mirë”, tha një turist amerikan.

“Vend i bukur, kulturë ndryshe por mahnitës. Hera e parë që vij këtu bashkë me një grup kolegësh”, tha një turist italian.

Në përshtypjet e vizitorëve britanikë, spanjollë e italianë shprehet vlerësimi jo vetëm për parkun arkeologjik ne Apoloni por edhe për mikpritjen, pastërtinë , infrastrukturën dhe ushqimet tradicionale shqiptare.

Top Channel

Related Articles

Back to top button