AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNELVIDEO

Rendiment i lartë dhe cilësi e shkëlqyer për prodhimin e ullirit në Mallakastër këtë vit

Në Mallakastër, vjelja e ullirit po shkon drejt fundit, por parcela të tëra të mbjella me këtë kulturë kanë mbetur pa u vjelë. Shkak për këtë situatë është largimi masiv i banorëve të zonës drejt emigracionit, duke lënë ullishtat pa kujdesin e nevojshëm.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Megjithëse ky vit ka qenë i mbarë për prodhimin e ullirit, me rendimente të larta dhe cilësi të mirë, fermerët ndihen të zhgënjyer. Ata theksojnë se mungesa e një tregu të sigurt për vajin e ullirit i ka detyruar shpeshherë të shesin nën kosto.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Vaji i ullirit kishte një çmim të mirë në fillim të sezonit, por tani që kemi marrë prodhimin, mungesa e tregut na ka futur në vështirësi të mëdha,” shprehen fermerët. Ata theksojnë se nëse nuk arrijnë të shesin, nuk do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet e nevojshme për ullishtat në vitin e ardhshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fermerët dhe përpunuesit e ullirit bëjnë thirrje për ndërhyrjen e shtetit. Ata kërkojnë certifikimin e vajit të ullirit dhe mundësinë për të depërtuar në tregjet europiane, si një zgjidhje për garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë në shumë fshatra.

Mallakastra, dikur një qendër e fuqishme ekonomike falë industrisë së naftës, sot mbështetet te ullishtat dhe prodhimi i vajit, por pa një treg të sigurt, ky sektor duket i rrezikuar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button