MOTITË NDRYSHME

Reshje shiu e dëborë në male, temperaturat zbresin në -7 °C, mësoni parashikimin e motit për këtë javë


Dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësiarsh kalimtare. Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Sic u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.  

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonen e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte – për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët – parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por vecanësrisht përgjatë vijës bregdetare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button