AKTUALITET

Reshjet e dendura të dëborës “paralizojnë” vendin, mbyllet rruga e Arbrit


Si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin, rruga e Arbërit është mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se ky vendim është marrë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Moti i keq ka bërë që Bypasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore”, thuhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

“Shërbimet e Policisë Rrugore  ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë  deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, përfundon njoftimi.

Related Articles

Back to top button