“RIVER PARK” HAP DYERT NË FIER – DESTINACIONI MË I RI I ARGËTIMIT DHE RELAKSIT

Mbrëmjen e djeshme, më 9 Maj, u inaugurua kompleksi multifunksional “River Park”, një investim modern i pozicionuar buzë lumit Seman, prej nga ka marrë edhe emrin. I ndërtuar mes natyrës dhe qetësisë së zonës së Mbrostar Urës në Fier, kompleksi pritet të kthehet në një nga destinacionet më të preferuara për argëtim, relaks dhe evente të ndryshme.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në një atmosferë festive, ku morën pjesë të ftuar të shumtë, miq, familjarë dhe qytetarë të Fierit, të cilët patën mundësinë të shohin nga afër ambientet moderne dhe shërbimet luksoze që ofron ky kompleks i ri.

“River Park” sjell një koncept bashkëkohor të mikpritjes dhe argëtimit, duke kombinuar natyrën me komoditetin modern. Kompleksi përfshin një sallë të madhe eventesh, e përshtatshme për dasma, festa familjare, evente biznesi dhe aktivitete të ndryshme sociale.

Gjithashtu, vizitorët mund të zgjedhin mes ambienteve të restorantit dhe picerisë, ku ofrohen gatime tradicionale, prodhime mishi, specialitete peshku dhe një menu e pasur për çdo preferencë. Një tjetër hapësirë e veçantë është ambienti i ngritur mes natyrës së parkut, ku të pranishmit mund të shijojnë ushqime dhe pije në një atmosferë relaksuese pranë natyrës.

Në kompleks nuk mungon edhe lounge bar-i veror, i menduar për mbrëmje të këndshme gjatë sezonit të verës, si edhe këndi i lojërave i dedikuar për fëmijët, duke e bërë “River Park” një ambient ideal për të gjithë familjen.

Pjesë e kompleksit është edhe hoteli me dhoma luksoze, i ndërtuar me standarde moderne për të ofruar rehati dhe komoditet maksimal për vizitorët dhe turistët.

I pozicionuar në një zonë të qetë buzë lumit Seman, “River Park” synon të sjellë një eksperiencë ndryshe për qytetarët e Fierit dhe vizitorët, duke ndërthurur natyrën, gastronominë dhe argëtimin në një hapësirë të vetme moderne.













