Tentuan të vri*nin me eks*loziv një 57-vjeçar në Konispol, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Sarandës ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Konispol, ku objektiv ishte një 57-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve intensive të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Bëhet fjalë për shtetasit:
- G. T., 39 vjeç
- Xh. B., 39 vjeç
Të dy banues në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 5 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol. Sipas hetimeve, dyshohet se autorët kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij.
Për dy të dyshuarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
“Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.




