KRONIKËSTAR CHANNEL

Roskovec/ 69-vjeçari humb jetën pasi ishte i pranishëm në konfliktin mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë një konflikti të çastit mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi Baftjar Vrapi, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Reklama në FieriWeb - “”

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 69-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, por ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur përplasja mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button