KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “16 Prilli”, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje, 6 gusht 2026, në katin e dytë të një godine dykatëshe, në pronësi të shtetasit me iniciale I. Gj., në lagjen “16 Prilli” në Fier.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe fikjen e flakëve.
Fatmirësisht, nuk ka pasur rrezik për banesat përreth dhe as persona të lënduar.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkakun e zjarrit.




