KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i laboratorit të kok*inës në Frakull të Fierit, do të vuajë 14 vite burg

Saimir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i njohur me nofkën “Kimisti”, është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rodriguez konsiderohet një nga figurat kyçe të grupit kriminal që organizoi dhe operoi laboratorin e përpunimit të kokainës, i zbuluar gjatë një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë të zhvilluara në vend.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas autoriteteve, pas zbulimit të laboratorit ai u largua nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë. Pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre kolumbiane, ai u lokalizua, u arrestua në Kolumbi dhe më pas u finalizuan procedurat e ekstradimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Me mbërritjen në Shqipëri, Saimir Rosales Rodriguez do të nisë vuajtjen e dënimit me 14 vite burg, ndërsa çështja e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button