KRONIKËSTAR CHANNEL

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Zvërnecit, bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 mijë lekë të rinj

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me një gjobë prej 300.000 lekësh të rinj, pasi hyri në perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë patrullimit në Plazhin e Hidrovorit, në zonën e Zvërnecit, efektivët konstatuan një Jet Ski që kishte hyrë në zonën e dedikuar për pushuesit, ku po laheshin qytetarë, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit me iniciale A. V., u vendos masa administrative prej 300.000 lekësh të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Reklama në FieriWeb

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje që cenon sigurinë në plazhe do të ndëshkohet sipas ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button