SOCIALE

Rrëfimi i shqiptarit 24-vjeçar që “ushqehet” vetëm me filma për të rritur, psikologët shpjegojnë kur duhet të alarmohemi 


Një djalë vetëm 24 vjeç, që brenda një periudhe të shkurtër kohë ndryshoi jetën e tij… për keq. La punën, braktisi miqtë, pothuajse nuk shkon më të vizitojë familjen që i ka nga një rreth i vogël ndërsa ai jeton në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pjesën më të madhe të ditës e të natës ia kushton asaj që nisi si kënaqësi momenti, passion, e më pas u kthye në varësi totale: #pornografisë.  Historinë e tij ai e tregon vetë për Pozitivi.org.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërsa psikologu që e ka trajtuar shpjegon përmasat e fenomenit të varësisë nga pornografia në Shqipëri. Në një tjetër analizë psikologët në këtë artikull që analizon me detaje varësinë ndaj pornos, sjellin këshilla konkrete si duhen trajtuar raste të tilla.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

24-vjeçar më sipër është vetëm 1 nga 20 persona që ne takojmë  çdo ditë e mund të kenë varësi nga pornografia. Një femomen në rritje, me pasoja tepër të rënda nëse nuk trajtohet për një kohë të gjatë. Sipas psikologëve, që flasin për #Pozitivi.org, 5  8 % e popullsisë së rritur ka varësi nga #xxxporno.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

ÇFARË ËSHTË VARËSIA NGA #PORNOGRAFIA OSE #VIDEOPORNO?

Psikologia Lenida Halilaj e shpjegon kështu: Në thelb varësia ndaj  materialeve #porno nënkupton që individi lidhet aq shumë emocionalisht me procesin e të parit të #porn  aq sa mund ti ndërhyjë edhe në jetën e tij të përditshme në marëdhëniet seksuale që ndërton por edhe në marëdhëniet romatike e emocionale me parnerët apo, bashkëshortët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Deri në pikën kur të ndërhyn në jetën e përditshme ose nevojave fiziologjike që ka gjithsecili këtu bëhet ndarja mes varësisë ose kënaqësisë.

Ndërsa psikologu Eduart Tafa, e shpjegon këtë si çdo varësi tjetër:  “Nuk është i përfshirë si çregullim klinik por ka marë vëmendje për më shumë studime dhe raste për ti kontrolluar sepse ka rritje në Europë dhe në nivel global”.

RRËFIMI I PLOTË I 24 VJEÇARIT ME VARËSI NGA #PORNO

Rasti konkret i 24 vjeçarit, nga një qytet i vogël i Shqipërise që tani jeton në Tiranë konfirmon pikërisht pasojat që mund të ketë varësia, duke cuari individin deri në izoim total nga familja, miqtë apo  braktisje të punës

Për Pozitivi.org ai tregon varësinë qe ka ndaj videove pornografike.

 “Unë jam një djalë 24 vjec i cili ka varësi te pornografia. kjo ka nisur përpara se të filloja shkollën e lartë këtu me një nga ish të dashurat e mia. kur kam takuar atë në fillim isa shumë i turpshëm sepse isha edhe i virgjër. Dhe pasi kryeva aktin me atë vajzën më tha që ti nuk je për këtë punë. Ishte 1 vit më e madhe, dhe aty e përjetova keq duke qenë se edhe në shkollë fillore gjimnaz më kanë bullizuar.

Kam qenë dhe pak i shëndoshë dhe më thoshin trashaluq gjithmonë. Edhe ajo nuk më jepte edhe vetëbsim kur takoja vajza të reja. Me këtë vajzën unë u ndava pasi më tha ashtu. Kaloi një vit e gjysëm dhe erdha u regjistrova në tiranë për shkollë të lartë., aty njoha një vajzë tjertër. Kujtoja se do të ishte më mirë sepse eksperiencë e re njohje të reja, më të pjekur ishim, ndodhi prap e njëjta gjë.

Unë herën e parë u ndjeva shumë mirë por herët e tjera më kujtohej gjithnjë ajo fjalia që më kishte thënë ajo vajza dhe kur ndodhi që u përsëri thistoria aty thashë ka dicka që nuk shkon me mua u mbylla në dhomë po shikoja pornografi çdo ditë. Dhee ato gjerat që shihja aty doja ti bëja në jetë reale se mendoja se ajo do të ishte e kënaqyr nga ato.

Duke parë cdo ditë u mbylla në dhomë hoqa dorë nga të githa gjërat, bëja vetëm shkollë dhe rrija në shtëpi i mbyllur. Aty pastaj…

Puna ishte part time 4 orë. nuk e quaj atë pjesë sepse sa shkëputesha nga shkolla 4 orë kalonin direkt edhe ikja në shtëpi. kjo ishte rutina ime çdo ditë. Aty fillova të kënaqja veten ditë për ditë dhe doja që kjo vajza të ishte më e kënaqur pasi unë shikoja këto videot. Por përseri ndodhte e njëjta gjë… nuk funksiononte.

Kohët e fundit doja të bëja vetëm atë gjë gjithë ditën nuk doja të kisha njohke të reja se më dukej sikur do ndodhë e njëjta gjë do ma thonë dhe jam më rehat në shtëpi.

U shkëputa totalisht dhe familja nuk e merte mendja që ishte kjo por do ketë problem tjetër. Ose ka rënë në depresion dhe rri i mbyllur dhe përpiqeshin të më lidhnin në kontakt me një psikoloige. që dhe unë të shkoja atje me shpresën mos do gjeja një zgjidhje dhe familjarët të ndiheshin mirë.

Kam qenë më i shëndoshë rashë dukshëm në peshë. Kjo i trembi aq shumë familjarët.

Ishte një moment kur kujtoja se të gjithë nuk më donin më kishin inat dhe sjellja e asaj vajzëes ndaj meje ishte pasojë e sjelljes time ndaj familjes.

Një nga të parët që insistoi ishte babai. duke parë që edhe mamaja qante e ankohej se dicka po i ndodh djalit dhe ashtu ndodhi shkuam te psikologja.

Më dukej sikur cdo gjë që bënin njerëzit e bënin kastile për mua që të më ngacmonin ose të nënkuptonin dicka.

Të jesh i varur nga dicka është shumë e lehtë. Mjafton ta provosh atë, është si puna e drogës. Por vetëm se kjo krijon më shumë varësi sepse jep kënaqësi më të larta se droga. Për pjesën e rinisë do të thoja të mos demoralizohen ndaj asgjëje të mos ndikohen nga fjalët e të tjerëve e sjellja sepse mund të jenë ata që e kanë problemin dhe jo ti”.

DEMET QE SJELL PORNOGRAFIA

Varësia nga materialet porno bën që edhe marëdhënia me veten të dëmohet në themel. Sipas psikologut Eduart Tafa “jeta e personit me varësi ndryshon. Dëmton jo vetëm jetën sociale por edhe shëndetin, sepse prish regjimin, nuk fle, nuk ushqehet si duhet”.

Personat e varur ndaj materialeve pornografike janë të ekspozuar edhe përballë një tjetër rreziku. Ata janë në kërkim të eksplorimeve gjithnjë e më ekstreme për të arritur në nivelin e kërkuar të kënaqësisë:

Kjo ka edhe një shpjegim biologjik pervec atij psikologjik, sipas psikologut Tafa: Varësia është çdo lloj sjellje e përsëritur e tepruar që bëhet në formën e impulsit jo nga kënaqësia e individit. Pra ka çrregullim ose balancim kimik që vjen nga dopamina. Na jep përjetim të kendshme të individit kur simulohet. Por nëse përsëritet, trupi krijon intolerancë dhe si pasojë duhet të rrisim nivelin e përsëritjes së sjelljes që të krijojmë kënaqësi”.

Si pasojë e kërkimit të këtyre kënaqësive shtohen kërkimet online prë materiale që shuajnë uritë seksuale online, kryesisht me kërkime në #google, #youtube ose  rrjete sociale si #facebook e #instagram. Ato janë të shumta por pakategorizuara e shpesh të paligjshme.

Psikologia Halilaj jep alarmin se “kategoritë e #pornos janë shumë pak të kontrolluara e duket nga statistikat e ndryshme që njerëzit zgjedhin dhe kategori shqetësuese si pedofilia, sadomazokizmi apo incesti.  Këto nuk cilësohen më çregullim seksual por sidoqoftë dëmtues për palën e nënshtruar pra kategoritë ku individi përçcmohet, trajtohet keq, dhunohet janë të parapëlqyera por janë këmbanë alarmi që këto fenomente negative po shtohen”.

Për të mësuar më shumë për rastet e varësive, ndikimi që ka te individi, si ndikon në marrëdhenien në çift apo cilat janë mënyrat për ta kuruar atë, ndiqni videon me intervistat e plota. /Marrë nga Pozitivi

Related Articles

Back to top button