AKTUALITET

Rreth një orë kontrolle në banesën e partneres dhe ish-gruas së Arben Ahmetaj, ja dokumentet që u administruan nga BKH


Ditën e sotme Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur kontrollin në shtëpinë e ish- gruas Albina Mancka dhe partneres aktuale të ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje në lidhje me dokumentacionin e administruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dokumentet të cilat u administruan:

I- Kopje e Projektit teknik për Vilën e shtetases Albina Mancka, në zonën e Rolling Hills (Vila A00).

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

2- Kopje Projekt Konceptit në zonën Valamar, për objektin “Vila 22″ në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha (Building Design Vila Vale Mar 0765) si dhe planvendosja e objektit.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin në Kompleksin *Valamar”, Interior Design, porositur nga shtetasja Erjola Hoxha.

4- Kopje e Projekt Idesë për vilën Nr. 73 Green Coast në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka,

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut, Tiranë.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: Vila Green Coast, Aparamenti Vala Mar dhe Vila Vala Mar.

7- Ofertë numër OS0323 19, datë 06.01.2023, lëshuar nga Brunes sh.p.k., me blerës klientin
Albina Mancka.

8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të Albina Mancka (pallati Tuborg), referuar nenit 7 për aplikimin në emër të Albina Mancka.

Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.

Related Articles

Back to top button