EKONOMIFIERI YNË TVSOCIALE

Rritet interesimi tek fermeret e Fierit per Subvencionet/ Ne 24 ore mbi 3300 aplikime


Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi po fiton çdo vit e më shumë besimin e fermerëve të cilët kanë gjetur mundësinë për të përparuar në sipërmarrjet e tyre në të gjithë sektorët.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kështu deklaroi për mediet, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, FridaKrifca, teksa tha se, “këtë fakt e tregon edhe numri i aplikimeve në 24 orët e para të hapjes së thirrjes për Skemën Kombëtare të këtij viti”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Sipas statistikave zyrtare deri tani ka shkuar në 22 mijë numri i fermerëveqë kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes nëBujqësi 2023”, u shpreh Krifca.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ministrja tha se, kjo shifër është rreth 40% e numrit total të aplikimeve tëregjistruara në vitin 2022 që ishin 49 mijë.

Nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe ZhvillimitRural rezulton se Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me 3512 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerë aplikantë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Statistikat tregojnë se skema e naftës falas ka tërhequr interes të lartë, pasirezulton se vetëm në ditën e pare kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.

Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë.

Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhezero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimëmjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.

Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023, deri në datën 11 prill të këtij viti.

Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania


Related Articles

Back to top button