KRONIKË

Tentoi të fusë 34 mijë euro të padeklaruara në Durrës, arrestohet shoferi 38 vjeçar, paratë ua kishte ndarë pasagjerëve


Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit për modeklarim të një shume prej 34 000 eurosh, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë kontrollit në automjetin (furgon) të linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z., policia gjeti dhe sekuestroi shumën e parave prej 34 000 eurosh, të cilat 38 vjeçari ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë pa i deklaruar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës.Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button