EKONOMI

Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë nga 4 në 6-8%; Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve


Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga 4% në 6% për disa zona të qytetit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Maksimumi i shkallës tatimore prej 8% (sa niveli i Tiranës) sakaq do të aplikohet në më shumë zona. Vendimi për ndryshimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit dhjetor 2023.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas vendimit të miratuar norma e taksës 6% të ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja do të aplikohet për objektet që ndodhen në vijën e parë në zonat, si: nga rruga “Pelivan Leskaj” deri në njësinë administrative Orikum, përgjatë rrugëve “Sazani” dhe “Gjergj Kastrioti” (në Transballkanike), bulevardit “Ismail Qemali” dhe rrugës “Pelivan Leskaj”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa aplikimi i maksimumit të shkallës tatimore 8% do të përfshijë edhe ndërtimet e reja nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit. Në vendimin e mëparshëm në vijën e parë të ndërtimit me normën tatimore 8% përfshiheshin ndërtimet nga zona e Skelës deri te Rrapi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vitet e fundit Vlora është krhyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 ne zonën e Lungomare dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qytetin e Vlorës pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi më herët pohoi për Monitor se në tërësi në sektorin e ndërtimit përgjatë 2024 pritet që kostot direkte të shtrenjtohen nga rritja e taksave.

“Në ndërtim kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh Vlora hodhën diskutimin për rritjen e kësaj takse nga 4% që e ka aktualisht në 6%. Ndërsa ndryshimet e çmimeve të referencës do japin efekt në qytetin e Tiranës dhe pritet të rrisin mesatarisht 40% kostot e ndërtimit. Sigurisht që ky shtim kostosh do të shoqërohet me rritje të çmimeve”, pohon ai.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Për kryeqytetin taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8%. Në 5 vite, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia Tiranë ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në 2022 nga kjo Taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë. arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikon 7 miliardë lekë. parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave të projektbuxhetit pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve. Në 2025-2026 arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Me vendimin e muajit korrik 2023 qeveria ndryshoi çmimet e referencës për shitblerjen e apartamenteve vetëm për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe 5 komuna, si Farkë, Dajt, Petrelë, Kashar dhe Prezë. Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës do të rrisë detyrimin e tyre për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi çmimet e referencës. Nga ndryshimi i çmimeve të referencës pritet të ketë shtim të detyrimit për familjarët dhe bizneset edhe për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pasi vlera e saj është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Në rrethe referencat mbetën të pandryshuara. Sakaq Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare me qëllim përafrimin e tyre me vlerat e tregut./ MONITOR

Related Articles

Back to top button