KRONIKËSTAR CHANNEL

Sapo pa policinë, u largua me shpejtësi/ Ndjekje dhe pranga për 27-vjeçarin

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë dhe tentoi të largohej me shpejtësi me automjet.

Sipas të dhënave paraprake, Edmir Xhaferri, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar t’u largohej efektivëve. Gjatë ndjekjes, ai dyshohet se ka hedhur nga automjeti një armë zjarri, ndërsa më pas ka përplasur edhe automjetin e shërbimit të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas disa minutash ndjekjeje, 27-vjeçari është kapur në lagjen “Zef Hoti”, në Mamurras, ku është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve të mëtejshme, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një municion luftarak, automjetin me të cilin udhëtonte 27-vjeçari, si dhe një palë targa.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button