AKTUALITETSTAR CHANNEL

Sezoni turistik, gati plani i masave/ Kryepolici Hita: Monitorim nga ajri me dronë, në “sitë” të gjitha mjetet lundruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, duke theksuar se menaxhimi i fluksit të vizitorëve mbetet një ndër prioritetet kryesore të institucionit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Hitës, Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mira në turizëm, me miliona vizitorë që zgjedhin vendin jo vetëm për bukuritë natyrore, historinë dhe kulturën, por edhe sepse e perceptojnë si një destinacion mikpritës dhe të sigurt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kreu i Policisë nënvizoi se menaxhimi i sezonit turistik shoqërohet me një angazhim të shtuar operacional në të gjithë territorin, ndërsa theksoi se Policia Kufitare dhe Policia Rrugore janë kontaktet e para të vizitorëve me Shqipërinë dhe duhet të përfaqësojnë jo vetëm autoritetin e ligjit, por edhe mikpritjen dhe mirësjelljen.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Duke folur për masat e sigurisë në zonat bregdetare, Hita bëri të ditur se patrullimet do të shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare. Ai shtoi se, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon njësia policore detare do të mbështetet edhe me monitorim nga ajri përmes dronëve, me qëllim kontrollin më gjithëpërfshirës të territorit.

Reklama në FieriWeb

“Shqipëria po përjeton një vit sa më të mirë në turizëm dhe miliona vizitorë zgjedhin vendin tonë jo vetëm për bukuritë e natyrës, historinë dhe kulturën, por edhe sepse e perceptojnë atë si një vend mikpritës dhe të sigurt. Kjo është një arritje kombëtare, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të gjitha institucionet e sigurisë dhe veçanërisht për Policinë e Shtetit. Viti 2025 tregoi një rritje të jashtëzakonshme të fluksit të turistëve, pushuesve dhe vizitorëve, ndërsa viti 2026 po dëshmon se Shqipëria tashmë është destinacion i konsoliduar rajonal dhe evropian përgjatë gjithë vitit. Për Policinë e Shtetit, menaxhimi i sezonit turistik mbetet prioritet absolut dhe shoqërohet me një angazhim të shtuar operacional në të gjithë territorin.

Policia Kufitare dhe më pas Policia Rrugore janë kontaktet e para që një vizitor krijon në vendin tonë. Uniforma jonë duhet të përfaqësojë autoritetin e ligjit, por njëkohësisht edhe mikpritjen, integrimin dhe mirësjelljen, si vlera të spikatura të shoqërisë shqiptare. Patrullimet shtrihen gjatë gjithë vijës bregdetare, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon, njësia policore detare do mbështet në mënyrë të integruar edhe nga ajri,  me monitorim nga ajri, me monitorim përmes dronit për të garantuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit,. Theksoj  me vendosmëri se nuk do të tolerohet asnjë lloj shkelje për mjete lundruese që rriskojnë jetën e pushuesve.  Kontrollet ndaj mjeteve lundruese, ndaj motorëve të ujit, skafe dhe anije turistike do jenë të pandërprera dhe të rrepta”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button