“Shihni përtej perceptimeve të vjetëruara”/ Rama në Konferencën e Investimeve: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE-së

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë për investime në vend.
Rama theksoi progresin ekonomik, rritjen e mbështetjes nga Plani i Rritjes së BE-së dhe potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale, duke u bërë thirrje investitorëve europianë të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi diellin, erën e ujin për të prodhuar shumë më tepër. Këtë vit progresi ynë u pranua në çdo front, me institucione më të forta dhe një horizont më solit për të ardhmen e Shqipërisë. Jam besimplotë se Marta do t’i ndajë me ju, por më lini të them se Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga plani i ri i rritjes, jo për mëshirë, por prej avancimit dhe rritjes. Buxheti për herë të parë shkon 10 miliardë euro, saç vite më parë ishte gjithë ekonomia jonë.
Jemi ndoshta i vetmi vend në Europë që ka tatim zero për bizneset e vogla. Keni dëgjuar për arkitektët e mëdhenj që po ndërtojnë këtu, por ndoshta nuk keni dëgjuar për strehimin e përballueshëm. Nuk po kërkojmë më një akt besimi, por po japim bilancet. Europa është në një moment vendimtar. Implementimi i burimeve tona në zinxhirin e Europës është një lëvizje që Europa duhet ta bëjë edhe për të mirën e saj. Nuk mund ta lësh jashtë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është e ditur.
Suksesin do ta matim me projekte që ndërtohen, biznese që rriten dhe vende pune që zgjasin. Energjia dhe infrastruktura digjitale janë themelet e konkurrueshmërisë. Sistemet e ndërlidhura vlejnë më shumë për të gjithë ne. Shkollat dhe universitetet tona duhet t’i përgjigjen asaj që i kërkohet. Keni dëgjuar për një projekt për një ishull dhe një zog shumë të bukur.
Një pjesë e atij projekti ka të bëjë me të rinjtë dhe me aftësitë. Këtë do t’i kërkojmë çdo investitori, të investojë edhe te njerëzit tanë. Thirrja ime për investuesit është të shihet përtej perceptimeve të vjetëruara, Ballkani është e tashmja për Europën. Uroj që shiu të sjellë bereqet për të gjithë ju dhe kthehuni për diellin shqiptar, sepse kemi shumë”, u shpreh Rama.




