KRONIKËSTAR CHANNEL

Shkodër/ Turisti bie në humnerë, ndërhyn helikopteri Black Hawk

Një turist është shpëtuar pas një incidenti të ndodhur në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër, ku ai kishte rënë në humnerë teksa po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Pas marrjes së njoftimit, në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhua helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, së bashku me ekipet e shpëtimit.

Reklama në FieriWeb - “”

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit nga zona e vështirë, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, katër turistët e tjerë që ndodheshin me të janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button