KRONIKËSTAR CHANNEL

Shkrumbohen 400 pemë ulliri në Mallakastër, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i zjarrit.

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullinj në zonën e quajtur “Qafa e Vidhit”, duke djegur rreth 400 pemë ulliri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pranë vatrës së zjarrit, efektivët kanë konstatuar shtetasin Ardian Xhafo, 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 400 pemë ulliri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë Ardian Xhafon për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton gjithashtu qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button