KRONIKËSTAR CHANNEL

SHKRUMBOHET BANESA NË LAGJIEN SHEQ I MADH NË FIER, PRONARJA PËSON DJEGIE TË RËNDA – FAMILJA MBETET PA STREHË

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar thuajse plotësisht mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera, të cilat ndodheshin shumë pranë.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën, pronarja ka pësuar djegie të rënda. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa, për shkak të gjendjes shëndetësore, pritet të dërgohet në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke e lënë familjen prej katër anëtarësh pa banesë. Familjarët, të cilët ndodhen në kushte të vështira ekonomike, apelojnë për ndihmë nga institucionet dhe qytetarët, në mënyrë që të përballojnë pasojat e kësaj ngjarjeje dhe të sigurojnë një strehë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button