LIFESTYLE & SHOWBIZ

Shoqja dhe ish i dashuri i Bora Zemanit së bashku në pishinë, çfarë po ndodh mes tyre?


Me hyrjen e këngëtares Semi Jaupaj dhe aktorit Donald Veshaj në “Big Brother Vip”, ka pasuar një lumë komentesh përsa i përket lidhjes që ata kanë me Bora Zemanin dhe i qëndrimit së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Semi njihet si shoqja e ngushtë e Borës, ndërsa Donaldi ka patur një histori mjaft romantike me të. Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Vendimii tyre erdhi pas një periudhe ndarjesh e ribashkimesh të shpeshta që prej gushtit të vitit të kaluar kur marrdhënia e tyre u bë publike.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Duket se gjërat midis Semit dhe Donaldit deri tani kanë shkuar shumë mirë, aq sa janë futur të dy në pishinën e shtëpisë dhe janë filmuar duke u larë së bashku. Kjo më pas ka lënë hapsirë për shikuesit të spekulojnë që ka diçka midis tyre, ndërsa të tjerë mendojnë që mund të jetë vetëm një skenar. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këta të dy nuk ndahen 5 min nga njëri-tjetri, besoj kanë për të dal çift prej këtej

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ishi dhe shoqja e ngushtë pse më duket skenar i njohur ky

Imagjino Semi dhe Donaldi që kanë romancitet aty po e fillojnë pak nga pak”- shkruajnë disa prej komenteve në rrjetet sociale. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Së fundmi Semi Jaupaj gjithashtu ka festuar edhe ditëlindjen brenda shtëpisë, ku kamerat tregojnë një afërsi tepër të madhe midis saj dhe Donaldit. Ai e përqafon dhe i jep asaj një puthje në ballë. Çfarë po ndodh? A janë ata thjesht shokë apo diçka më tepër? A është i gjithë ky një skenar? 

Shumë pikëpyetje ngrihen rreth kësaj çështjeje, por gjithsesi, ky është vetëm fillimi, pasi duke ditur dhe historitë e personazheve dhe lidhjet që ato kanë midis tyre, shumë të vërteta pritet të thuhen në këtë sezon të “Big Brother Vip Albania”. 

Kujtojmë se Semi, ka qenë e lidhur me këngëtarin, Bojken Lako. Marrëdhënia e tyre së bashku nisi në vitin 2011, por midis tyre ndodhi ajo që nuk pritej, pas 10 vitesh çifti i rokerve u nda, por me sa duket në mirëkuptim të plotë.

Related Articles

Back to top button