KRONIKËLAJMI FUNDITSTAR CHANNEL

Shpërthim i fuqishëm në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier – Dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona – një zjarrfikës i përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe një banor i ndërtesës, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe ekspertët zjarrfikës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button