BOTASTAR CHANNEL

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit Canavese.

Reklama në FieriWeb

“Zona tani është e sigurt. Hetimet janë duke u zhvilluar, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga bombola e gazit të kuzhinës”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button