KRONIKËSTAR CHANNEL

“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”/ Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj: Gazi dhe avujt e benzinës…

Shpërthimi i një bombole gazi në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e tre punonjësve. Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës pas alarmit për ngjarjen.

Goxhaj tha se shërbimi zjarrfikës është njoftuar menjëherë në sallën operative, ndërsa në vendngjarje janë aktivizuar dy stacionet më të afërta.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas tij, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në pak minuta dhe kanë konstatuar se si pika e karburantit, ashtu edhe ambientet e zyrave ishin shembur si pasojë e shpërthimit. Në momentin e mbërritjes së tyre kishte edhe flakë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Kemi pasur shpërthim gazi. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë. Në pak minuta gjithçka është vënë në kontroll. Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”, deklaroi drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.

Ndërkohë, tre punonjësit e karburantit që mbetën të dëmtuar nga shpërthimi janë transportuar në spital dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button