AKTUALITET

Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, Veliaj: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës


Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Pas vendosjes së  zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kryebashkaiku Veliaj siguroi në atë kohë se pavarësisht tentativave për të djegur këtë pasuri, ajo do të mbrohej dhe për t’u ruajtur si trashëgimi e vendit tonë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button