AKTUALITET

Shqipëria merr sanksione ndaj Rusisë, mbyllet hapësirën ajrore për rusët, ngrirje e aseteve të Putinit 


Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka prezantuar  sot sanksionet e vendit tonë ndaj Rusisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një deklarate për shtyp, Xhaçka tha se që nga sot mbyllen të gjitha fluturimet për avionët rusë dhe kufizohen shërbimet për 654 individë e 52 subjekte të këtij shteti.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Qeveria shqiptare ka marrë po ashtu masa ligjore ndaj presidentit rus Putin dhe zyrtarëve kyç të qeverisë së tij, me ngrirjen e aseteve financiare.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndër të tjera ministrja deklaroi se në sektorin e energjisë do ndalohet shitja i mallrave për rafinimin e naftës, ato të inustrisë së aviacionit, do ndalohet ofrimi i asistencës teknike në sektorin e teknologjisë, si dhe kufizime në eksportin e këtyre mallrave.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deklarata e plotë

Xhaçka: Në këtë përballje dramatike dhe epokale jemi krenar që Shqipëria po jep një kontribut të madh pranë BE-së e deri te Këshilli i Sigurisë në NATO. Disa ditë më parë u përgatit një rezolutë duke i bërë thirrje Rusisë bashkë me SHBA-në për të tërhequr trupat nga Ukraina dhe izolimin e skajshëm të saj në arenën ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Aktualisht qeveria shqiptare është duke hartuar masat ligjore, kanë karakter individual dhe ekonomik, për ngrirjen e aseteve që nga presidenti rus e deri te zyrtarë të tjerë kyç.

654 individë dhe 52 subjekte, ndalohet kalimi i personave që janë në listën e sanksioneve.

Në sektorin e energjisë do ndalohet shitja i mallrave për rafinimin e naftës, ato të inustrisë së aviacionit, do ndalohet ofrimi i asistencës teknike në sektorin e teknologjisë, si dhe kufizime në eksportin e këtyre mallrave.

Produkte si gjysëm përcuesit dhe të teknologjisë së fundit. Hapësira ajrore prej sot do jetë e mbyllur për cdo zyrtar rus dhe nuk do ketë asnjë përballje në sport me Rusinë.

Në ditët në vijim do kemi më shumë informacion për këto masa ligjore.

Related Articles

Back to top button