MJEKSIASTAR CHANNEL

Shtohen rastet e pickimeve në Fier, temperaturat e larta nxjerrin më herët zvarranikët dhe insektet helmuese

VIDEO

Rritja e menjëhershme e temperaturave dhe nisja e sezonit veror kanë sjellë edhe shtimin e rasteve të pickimeve nga zvarranikët dhe insektet helmuese në qarkun e Fierit.

Sipas specialistëve, këtë vit zvarranikët dhe insektet janë shfaqur më herët se zakonisht, duke rritur rrezikun veçanërisht për fermerët dhe personat që punojnë në bujqësi. Prania e tyre është konstatuar jo vetëm në zonat rurale, por edhe pranë zonave të banuara dhe qendrave urbane, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “”

Mjeku toksikolog në Fier, Lulzim Banushaj, bën të ditur se rastet e pickimeve janë shtuar ndjeshëm këtë sezon si pasojë e temperaturave të larta.

Sipas tij, pickimet nga gjarpërinjtë apo insektet helmuese mund të shkaktojnë komplikacione serioze, veçanërisht te personat që vuajnë nga hipertensioni, sëmundjet e zemrës apo probleme të tjera shëndetësore. Për këtë arsye, ai këshillon përdorimin e veshjeve mbrojtëse, si çizmet dhe dorezat, sidomos për ata që punojnë në ara dhe sera.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mjeku apelon që në çdo rast pickimi, qytetarët të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në urgjencë, për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe për të shmangur komplikacionet që mund të rrezikojnë shëndetin dhe jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button