Shuhet në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e serialeve turke
Bota e artit turk është në zi. Aktorja e njohur turke, Ece İrtem, ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare, duke lënë të tronditur familjarët, kolegët dhe mijëra admirues të saj.
Sipas mediave turke, aktorja u gjet pa shenja jete në banesën e saj në orët e para të mëngjesit. Dyshimet paraprake flasin për një atak kardiak, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ece İrtem ishte një nga emrat më të njohur të serialeve turke, duke fituar popullaritet të madh me interpretimet e saj në ekran, veçanërisht për rolin e Isil në serialin “One Love”, i cili i solli famë të gjerë dhe dashurinë e publikut.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është shoqëruar me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku kolegë të botës së artit dhe fansa nga vende të ndryshme kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e parakohshme të aktores.
Vdekja e Ece İrtem konsiderohet një humbje e madhe për kinematografinë dhe televizionin turk.




