KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, plagosen dy persona pranë rrethrrotullimit të Kolonjës

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur me forcë nga pas me një kamionçinë. Si pasojë e goditjes, dy personat që udhëtonin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e fuoristradës, e cila në hyrje të rrethrrotullimit nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke u përplasur me kamionçinën që lëvizte përpara saj.

Hetimet për rastin vijojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button