AKTUALITETVIDEO

Sipermarrja e të riut nga Fieri, vlerësohet nga Bashkimi Europian (Video)

Pasi kreu studimet e mesme, Fatos Koçi nga Fieri ashtu si shumë të rinj emigroi drejt Greqisë në kërkim të një pune ku përvetësoi zanatin e pastrimit.

“Eksperiencën dhe punën që mora nga Greqia e bëja tek miqtë e mi për hobi, por ata më thoshin shpeshherë që kjo ide duhet zgjeruar”.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Më pas ai u kthye në Fier ku themeloi shoqatën “Voice of Roma in Albania”, e cila merret kryesisht me arsimin e të rinjve romë.

Aty kuptoi se përpos vështirësive në arsim, një ndër problemet e tjera të komunitetit ishte dhe punësimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Një nga problemet kryesore të komunitetit rom ka qenë punësimi dhe mendova që kjo ide mund të vlejë për prindërit”, thotë z.Koçi.

Sipas të dhënave zyrtare, në Bashkinë Fier jetojnë rreth 730 familje rome dhe egjiptiane, shifër mendohet se është shumë më e lartë, shumica e të cilave në gjendje të vështirë ekonomike. Të dhënat e fundit të vëna në dispozicion nga Zyra e Punësimit raportojnë se për vitin 2018 “janë regjistruar si punëkërkues të papunë rreth 235 romë dhe egjiptianë”.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Ndaj, z.Koçi mendoi ta ndajë përvojën e tij dhe më të tjerë, duke çelur “Shërbime Pastrimi Drita”, e cila fillimisht u fokusua tek larja e xhamave.

Ai e nisi punën i vetëm rreth 3 vite më parë, por më pas kompanisë iu bashkuan 3 punonjës të tjerë.

“Më pas, zgjeruam gamën e shërbimeve tona duke vazhduar me pastrim dyshemeje, tapiceri dhe së fundmi dhe larjen e tapeteve”, tregon ai.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Puna e z.Koçi u vlerësua së fundmi dhe nga Bashkimi Europian me çmimin 2021 “Integrimi i Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

“Ishte diçka e paimagjinueshme të merrnim çmim nga Komisioni Europian”, thotë ai, çmim i cili u jepet qytetarëve të jashtëzakonshëm për kontributin e dhënë në promovimin e barazisë përmes punësimit.

I pyetur se cilat janë disa prej sfidave në punën e tij, z. Koçi thotë se janë pajisjet moderne dhe punësimi i më shumë personave. Synimi i tij është ta zgjerojë ndërmarrjen edhe më tej për të punësuar edhe më shumë qytetarë, veçanërisht gra.

Ndërsa objektiva tjetër është përafrimi i praktikës së punës me politikat e gjelbra të Bashkimit Europian përmes aparaturave që janë miqësore me mjedisin.

Për sa i përket aparaturave të reja, z.Koçi sjell shembullin e një pajisje larjeje e cila shpërdoron më pak ujë dhe energji elektrike, gjë e cila nga aspekti financiar do ta ndihmonte edhe të ulte kostot e përditshme.

Plani i z. Koçi për ta bërë sipërmarrjen e tij sociale më të gjelbër duket se i ka sytë nga e ardhmja dhe përkon me qëllimet e qeverisë shqiptare, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Sofje.

Më 10 nëntor të vitit të shkuar, liderët e Ballkanit Perëndimor firmosën Deklaratën e Sofjes duke u zotuar kështu që të bëheshin pjesë e nismës së BE për ta bërë planetin neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim do të ndihmojë këto shtete në implementimin e deklaratës, ku një vend të rëndësishme kanë dhe komunitetet e margjinalizuara.

Një prej pikave të rekomanduara nga RCC në plan-veprimin 2021-2030 është përkrahja e modeleve të gjelbra të sipërmarrjeve.

“Komuniteti i biznesit në Ballkanin Perëndimor inkurajohet që të konsiderojnë një model të ri biznesi që përfshin sipërmarrjet e gjelbra, investimet e qëndrueshme dhe zotimet e nismës së Paktit Europian të Klimës”, teksa përqafojnë politika për produkte të qëndrueshme, marrjen përsipër të një përgjegjësie më të madhe nga prodhuesit si dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të rrezikshme për mjedisin në tregun e Ballkanit Perëndimor.

Burimi: euronews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button