AKTUALITETSTAR CHANNEL

Situata me zjarret në Shqipëri, Mbrojtja Civile: 18 vatra në 12 orë, 5 ende aktive! Qindra forca në terren, tre helikopterë në Krujë, shuhen flakët në Klos dhe Mallakastër

Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre mbeten ende aktive dhe 3 zona vijojnë të monitorohen, sipas bilancit mw tw fundit tw kwsaj tw hwne të Mbrojtjes Civile.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse, 298 forca operacionale, 133 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete, si edhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit, zjarret në Mallakastër, Patos, Kurbin, Kavajë dhe Klos janë shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen në monitorim.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Situata mbetet më problematike në Krujë, ku operacioni vazhdon në zonat Abazaj dhe Krastë–Halil. Në terren ndodhen forca të shumta, ndërsa nga ajri po operojnë tre helikopterë, me fokus mbrojtjen e banesave.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, ndërhyrja vijon edhe në Priskë të Madhe, Nemëçkë dhe Goraj–Budishë, ku sipas Mbrojtjes Civile nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se operacionet dhe monitorimi do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të të gjitha vatrave të zjarrit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button