S’KEMI PARË GJË AKOMA/ Shkencëtarët: Përmbytjet në Evropë, tregues i vogël i asaj që po përgatitet të vijë
Ndryshimet klimatike kanë dyfishuar mundësinë e përmbytjeve në përmasa katastrofike siç ishin ato që goditën Evropën Qendrore, ku 24 persona humbën jetën. Një grup shkencëtarësh që studion efektet e ndryshimeve klimatike, thonë se ngrohja globale do të nxisë edhe më shumë përmbytje, kjo që kemi parë është një përqindje shumë e vogel e asaj që na pret.
Përmbytjet vdekjeprurëse të Evropës janë një paraqitje e shkurtër e klimës së ardhshme për kontinentin që po ngrohet më ritme të shpejta, thonë shkencëtarët
Një raport i ri ku kanë marr pjesë një grup shkencëtarësh thotë se ngrohja globale do të nxisë stuhi shumë më të fuqishme se këto që kemi përjetuar.
Stuhia Boris ka shkatërruar vende, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Austrinë dhe Italinë, duke çuar në të paktën 24 vdekje dhe miliarda euro dëme.
Sipas shkencëtarëve tanimë ka ardhur koha që qeveritë të veprojnë pa humbur kohë për të ndaluar ngrohjen globale. “Përsëri, këto përmbytje nxjerrin në pah rezultatet shkatërruese të ngrohjes së shkaktuar nga karburantet fosile”, tha në një deklaratë, një studiuese në Londër.
Stuhi të tilla si Boris në të ardhmen mund të bëhen edhe më të shpeshta duke shkaktuar përmbytje më të rënda që do të dëmtojnë ekonominë.
Sipas raportit stuhi të tilla do të sjellin në të paktën 5% më shumë shi dhe do të ndodhin rreth 50% më shpesh nëse ngrohja nga nivelet para-industriale arrin 2 C, gjë që pritet të ndodhë në vitet 2050.
Pa veprime më ambicioze klimatike, ngrohja globale pritet të arrijë rreth 3C deri në fund të shekullit.
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë. Pesë vitet e fundit ishin mesatarisht rreth 2,3 gradë Celsius më të ngrohtë se gjysma e dytë e shekullit të 19-të, sipas shërbimit të klimës Copernicus.