KRONIKË

SPAK nisi hetimet! ‘Call Center-at’ në Tiranë boshatisen gjatë natës


Pamjet janë ndarë mbrëmjen e djeshme nga gazetari Artan Hoxha, i cili e cilëson këtë ngjarje që shkon për dreq. Struktura e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur një hetim në vendin tonë për 13 call center.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kjo ka bërë që në orët e vona të mbrëmjes, këto ‘kompani’ të nisin boshatisjes, duke larguar nga ambientet e tyre të gjitha pajisjet që u shërbenin për të ushtruar veprimtarinë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pamjet janë ndarë mbrëmjen e djeshme nga gazetari Artan Hoxha, i cili e cilëson këtë ngjarje si një lajm të minutës së fundit si dhe ngjarje që ka marrë për dreq.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Do Hoxha i cili ditën e djeshme paralajmëroi se do të kishte zhvillime për hetimet kundër call center, shkroi përgjatë pamjeve se ‘bosat’ kanë urdhëruar që të kryhej kjo boshatisje me urgjencë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

POSTIMI:

“Mbani frymen njerezLajm i minutes se fundit…Kjo historia me call center mori paksa per dreq…Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre. Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender teTiranes. Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre.Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicerapo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore ….

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Prokuroria Speciale SPAK u ka dërguar letërporosi diën e djeshme bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, Drejtorinë e Tatimeve dhe kompanitë telefonike për të marrë informacion mbi veprimtaritë e call centerave në Shqipëri.

Dy ditë më parë u bë me dije se ka nisur një hetim sekret për 13 call centera që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa kishte ardhur nga homologët gjermanë, pasi shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro. Hetimi është kërkuar nga Gjermania, por më pas janë bashkuar edhe vende të tjera, si Italia dhe shtete nordike. Qytetarët telefonohen dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash në bursë apo gjetkë, duke u sjellë humbje të mëdha parash.

Pre e mashtrimit të Call Center-ave kanë rënë mbi 1 mijë shtetas të huaj, ku shuma e vjedhur ndaj tyre, gjoja për të investuar në bursë, shkon në miliona euro, pasi vetëm një personi mund t’i jetë vjedhur mbi 500 mijë euro.

Related Articles

Back to top button